Berisha: Klienti im u përgjua për 24 orë dhe dihet se nuk bëri ndonjë aktivitet të kundërligjshëm

Berisha: Klienti im u përgjua për 24 orë dhe dihet se nuk bëri ndonjë aktivitet të kundërligjshëm

Besnik Berisha, avokati i Izet Sheqirit, bashkëpronar i kompanisë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Kosovë, i cili u arrestua lidhur me rastin e kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Lipjan, u shpreh i bindur për pafajësinë e klientit të tij.

Berisha ka thënë se klienti i tij ishte përgjuar për 24 orë dhe ndaj tij nuk ishte vërejtur ndonjë aktivitet i kundërligjshëm.

“Ajo çfarë është e sigurt është se në mesin e viktimave, është klienti im, biznesmen i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Atë e kanë pas në lëvizje 24-orë për çdo diskutim dhe nuk kanë gjet asgjë të fshehtë. Sigurisht kanë konstatuar se aty nuk ka ndodhur asnjë aktivitet i kundërligjshëm”, ka thënë ai në T7.

Berisha tutje ka shtuar se Sheqiri si gjithmonë ka bërë porosinë e mishit por ka rënë në kurth.

“Ka ardhë ngarkesa siç ka ardhë çdo herë. Ky është përfaqësues i autorizuar. Ka bërë porosinë, ka paguar për të. Unë në vazhdimësi kam kontaktu me përfaqësuesit e kësj kompanie dhe jam i bindur se nuk ka lidhje asnjë punëtor e aq më pak pronari me drogën”, ka shtuar ai.

Berisha tutje ka thënë se dyshohet se droga është futur përmes pjesës së sipërme të kontejnerit.

Ai ka shtuar se në këtë punë është infiltruar një agjent nga Brazili dhe të gjithë të arrestuarit janë viktima.

“Në këtë formë mund të bie çdo afarist, shitës i pijeve apo çkado, pra të ngarkohet sepse nuk ka siguri. Kryerësit e kësaj vepre penale janë jashtë, asnjë nuk është brenda. Këta brenda janë vetën  punëtorë, hallexhi. Ka informacione që është një agjent i infiltruar nga Brazili. Është dit prej fillimit se ku do të shkojë e ku do të përfundojë kjo drogë”, ka shtuar ai.

Tutje Berisha ka thënë se vlera e drogës së sekuestruar është 600 mijë euro.

Related Articles