Berisha pas dënimit të Mlladiq: Fitore e drejtësisë, tani radhën e ka idhtari i tij i verbër, Vuçiq

Berisha pas dënimit të Mlladiq: Fitore e drejtësisë, tani radhën e ka idhtari i tij i verbër, Vuçiq

Pas vendimit për dënim me burgim të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha këtë e quan fitore të drejtësisë dhe thotë se pas xhelatit të Srebrenicës radhën tashmë e ka idhtari i tij, Aleksandër Vuçiq.

“Fitore e drejtesise! Pas xhelatit te Srebenices radhen e ka idhtari i tij i verber Vuçiç, i cili deklaronte se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane. Vuçic per te fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtesine mori nismen “ nje shtepi per Mlladon”. Ne foto eshte duke vendosur emrin Mlladiç nje rruge ne Beograd. sb” shkruan Berisha në facebook.

Njoftimi i plotë:

Fitore e drejtesise! Pas xhelatit te Srebenices radhen e ka idhtari i tij i verber Vuçiç, i cili deklaronte se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane. Vuçic per te fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtesine mori nismen “ nje shtepi per Mlladon”. Ne foto eshte duke vendosur emrin Mlladiç nje rruge ne Beograd. sb.

Related Articles