Berisha: Rama me porosi të Vuçiqit nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Berisha: Rama me porosi të Vuçiqit nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me nderimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Berisha ka publikuar një foto në Facebook bashkë me Rugovën që thotë se është e shtatorit të vitit 1991.

Por Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama me porosi të Vuçiq nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtëpinë time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiq nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Related Articles