Bërllogu mbyll kanalet e ujërave dhe dëmton rrugën që lidh disa fshatra në Gjilan

Bërllogu mbyll kanalet e ujërave dhe dëmton rrugën që lidh disa fshatra në Gjilan

Bërllog gjithandej. Por, përveç mbeturinave të shumta që lëshojnë erëra të padurueshme, tashmë janë mbyllur edhe kanalet e ujrave të cilat për pasojë edhe dëmtojnë rrugën që lidh fshatin Uglarë me atë të Zabelit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pavarësisht që janë investuar me qindra e mijra euro, rruga që lidh fshatin Uglar me lagjen Arbëria dhe lagjen e Zabelit në Komunën e Gjilanit, tashmë është e mbuluar nga bërllogu i madh.

Përkundër kërkesave të vazhdueshme për të mos hudhur mbeturinat në këtë zonë, tashmë duket se mund të jetë vonë, pasi që ato veçse kanë bërë efektin e tyre.

Kanalet e ujit kanë filluar të zihen nga mbeturinat dhe rrjedhimisht edhe të dëmtohet rruga në këtë pjesë.

Pamjet të cilat janë siguruar nga Gazeta “Enigma” e dëshmojnë më së miri këtë gjë, teksa vërehen mbeturinat e shumta që janë hedhur në rrugë dhe skaj rrugës.

Madje, në disa vende është hedhur edhe dheu, i cili e ka dëmtuar në masë të madhe shtratin e ujërave të zeza.

/Gazeta Enigma/

Related Articles