Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia ka pritur një dekadë të tërë që siç tha ajo Kosova të zbatojë ujditë e arritura në Marrëveshjen e Brukselit.
Ajo kësisoj i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili theksoi se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.
“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë punën e saj, 10 vjet që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëjeni atë”, shkruan ajo në Twitter.