Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është burim i destabilitetit në Ballkan.
Bërnabiq, për “TV Prva” ka thënë se “bota po e kupton gjithmonë e më shumë se Prishtina e Albin Kurti janë burim i destabilitetit jo vetëm në Ballkan”.
Ajo ka thënë se “Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqe e stabilitet”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike ësahtë e përditshme. Presidenti Vuçiq ka çdo ditë diskutime për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne jemi në kërkim të zgjidhjes”, ka thënë Bërnabiq, ndërsa ka shtuar se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.