Bërnabiq pas raportimeve se Palmer dhe Grenell janë lobistë të Serbisë: Gënjeshtër e turpshme

Bërnabiq pas raportimeve se Palmer dhe Grenell janë lobistë të Serbisë: Gënjeshtër e turpshme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mohuar sot se zyrtarët amerikanë Matthew Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë të Serbisë, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtër brutale dhe të turpshme”.



“E demantoj kategorikisht gënjeshtrën brutale dhe të turpshme në faqen e parë të tabloidit Nova: se Mattheë Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë për Serbinë. E frikshme është tradhtia me të cilën është servirur gënjeshtra (janë “në listën e kontakteve”, pra janë, me sa duket, lobistë). Gënjeshtra të tilla i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Serbisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, Gazeta serbe “Nova.rs” shkruan se për tri vjet lobim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Serbe i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë për shërbimet e saj lobuese.

“Sipas të dhënave të sigurara nga gazeta Nova, lista e kontakteve që kompania lobuese ka raportuar në lidhje me Serbinë gjithashtu përfshin Riçard Grenellin, të dërguarin special të atëhershëm të presidentit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, si dhe Metju Pallmerin, që atëherë ishte përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor”, shkruan gazeta Nova.

Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga ShBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend, shkruan më tej kjo gazetë

“Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë”.

Related Articles