Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka lidhur kredibiliteitn e Bashkimit Evropian me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas saj besueshmëria e BE-së varet nga fati i Asociacionit, duke shtuar se Asociacioni duhet të jetë në agjendë, ka raportuar Tanjug.
Të hënën në Bruksel është takuar kryeministri Albin Kurtin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq – sipas BE-së është shënuar progres.
Ndërkaq sot politikanët serbë menjëherë e kanë kthyer temën në të cilën insistojnë, Asociacionin.
“Për sa i përket integrimit në BE, bashkëpunimit rajonal dhe një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor, sigurisht pika numër një është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë moment, Asociacioni duhet të jetë realisht në agjendë”, tha Bërnabiq.