Futbollisti 21-vjeçar Besfort Zeneli, i cili është vëllai i Arbër Zenelit, ka shokuar tifozët Dardanë, duke thënë se ai do të zgjedhë ta përfaqësojë Suedinë, përpara Kosovës, nëse merr ftesë nga shteti skandinvav.
“Gjithmonë do ta zgjedhja Suedinë”, ka thënë Zeneli për median suedeze “aftonbladet.se”.
“Suedia do të jetë gjithmonë e afërt për mua. Natyrisht, nëse do të kisha shans dhe do të më ftonin, gjithmonë do ta zgjedhja Suedinë. Nëse federata më kontakton, do të doja shumë të luaja për Suedinë. Tani e kam Kosovën dhe vërtet ndjej për ta. Nëse s’ka asgjë me Suedinë, mund të vazhdoj të luaj për Kosovën. Edhe aty ndihem mirë”, deklaroi tutje ai.
I pyetur se çfarë thonë nëna, babai dhe vëllai, Besforti u shpreh: “Ata më përkrahin për atë se çfarë unë mendoj se është e duhura për mua. Se duhet të zgjedh çfarë më thotë zemra”.
Zeneli për momentin luan për ekipin suedez Elfsborg, ndërkohë që ka bërë gjashtë paraqitje për katëgorinë U21 të Kosovës. /Gazeta Enigma