Betohen deputetët e rinj

Betohen deputetët e rinj

Janë betuar deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përmendi me emër ata që morën mandat deputeti duke marrë vendin e atyre që u përfshinë në qeverinë e re.

Përfaqësuesit e partive politike u dakorduan të premten që sot të propozohet për miratim edhe një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot pritet të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, si dhe formimi i komisioneve parlamentare.

Related Articles