Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka uruar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjuknoviq për 13 korrikut, ditën e Shtetit të Malit të Zi, por e ka ngatërruar atë me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiq.
Në mesazhin e tij urues dërguar presidentit të Malit të Zi, Biden ka shkruar se ishte e rëndësishme të dëgjohej “kontributi juaj gjatë takimit tonë të fundit të NATO-s në Bruksel”, në të cilin nuk ishte i pranishëm Gjukanoviq, por Krivokaiq.
Biden shkroi, ndër të tjera, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje të fortë për popullin e Malit të Zi në përparimin e tij në rrugën Euro-Atlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Biden gjithashtu shprehu urime për përvjetorin e katërt të anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s.