Biden e quan Putinin kriminel lufte

Biden e quan Putinin kriminel lufte

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti Presidentin rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden, shkruan CNN.

Ky reagim i Biden pasqyron një ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i administratës. Zyrtarët, përfshirë Bidenin, nuk kishin thënë më parë se krimet e luftës po kryheshin në Ukrainë, duke përmendur hetimet e vazhdueshme nëse ky term mund të përdoret.

Por zyrtarët kanë qenë të qartë se besojnë se mizoritë janë duke u zhvilluar dhe se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve do të përbënte krime lufte.

“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki. Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.

Related Articles