Ndonëse pas debatit të fundit me Donald Trump, presidenti Biden u përball me një presion të madh për tërheqje nga gara, ai duket se nuk ka plan për të bërë një gjë të tillë.
Presioni për dorëheqje të Biden erdhi pas përballjes së tij me Trump, që shumë e cilësuan si debat katastrofik, atë të javës së kaluar.
Presidenti i ShBA-së, mbajti një takim me dyer të mbyllura me Zëvendës-Presidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë kështu të shtohen dyshimet nëse ajo do ta zëvendësonte atë si kandidate e partisë në zgjedhjet e nëntorit.
Më pas, dyshja iu bashkua një thirrjeje me fushatën më të gjerë demokratike, ku Biden bëri të qartë se do të qëndronte në garë dhe zonja Harris përsëriti mbështetjen e saj.
“Unë jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk po më shtyn jashtë. Unë nuk po largohem” tha ai gjatë një telefonate, njoftojnë burimet e BBC News në Amerikë.
Ndërkaq po të njejtën përgjigje e dha edhe në një email, për mbledhjen e fondeve të dërguar disa orë më vonë nga fushata Biden-Harris.
“Më lejoni ta them këtë sa më qartë dhe thjesht: Unë jam duke kandiduar”, tha Bideni në email. /Gazeta Enigma