Biden për variantin e ri të COVID-19: Shkak për shqetësim, jo për panik

Biden për variantin e ri të COVID-19: Shkak për shqetësim, jo për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron COVID-19 “shkak për shqetësim, jo shkak për panik” një ditë pasi u zbulua në Amerikën e Veriut.

Ai tha se nuk e sheh nevojën për një bllokim të ri “për momentin… nëse njerëzit janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat e tyre”.

Rastet janë gjetur në Kanada dhe SHBA-ja ka vendosur ndalime udhëtimi në tetë vende të Afrikës Jugore.

Zoti Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti tha se ishte “pothuajse e pashmangshme” që Omicron, i raportuar për herë të parë nga Afrika e Jugut, të gjendej përfundimisht në SHBA, raporton BBC.

“Ne do të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë variant të ri“, tha ai.

Në fund të javës së kaluar, SHBA njoftoi një ndalim të fluturimeve nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi. Kanadaja, Britania e Madhe dhe BE-ja dhe vende të tjera kanë kufizuar gjithashtu udhëtimet nga Afrika Jugore./Gazeta “Enigma”/

Related Articles