Të shtëna me armë zjarri në veriun e Mitrovicës, tre të lënduar

Të shtëna me armë zjarri në veriun e Mitrovicës, tre të lënduar

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në veriun e Mitrovicës.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit, ku janë lënduar tre persona, dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles