Joe Biden nuk e ka në plan që ta vizitojë Ukrainën këtë javë, përderisa ai do të jetë në Evropë për samite urgjente, pas situatës së krijuar nga invazioni rus.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila kë thënë se udhëtimi do të përqendrohet në vazhdën e bashkimit të botës për ta mbështetur popullin ukrainas
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdën për ta unifikuar botën në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, ka shkruar Paski në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Gazeta Enigma.
Se Biden nuk e ka në plan një vizitë në Ukrainë ka thënë edhe ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila tha se “me sa di unë, kjo nuk është në tavolinë”.
Ndërsa, thirrje Bidenit për vizitë në Ukrainë i ka bërë ish-presidenti Petro Poroshenko, i cili tha se një vizitë e tij në tokën ukrainase do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për të demonstruar se e gjithë bota është me Ukrainën e kundër Rusisë./Gazeta Enigma/