Bideni – Putinit: Diktatorët duhet ta paguajnë çmimin për agresionin

Bideni – Putinit: Diktatorët duhet ta paguajnë çmimin për agresionin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në fjalimin e tij të përvitshëm para kongresistëve që do ta bëjë sonte, do të premtojë se do të bëjë Vladimir Putinin të paguajë çmimin për pushtimin rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa pjesë të fjalimit që do ta mbajë Bideni.

“Përgjatë historisë ne kemi mësuar këtë mësim – kur diktatorët nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më tepër kaos. Ata vazhdojnë. Dhe kostoja dhe rreziku ndaj Amerikës dhe botës vazhdon të rritet”, do të thotë Biden, raporton agjencia AP.

“Jemi në mes të një sulmi rus ndaj Ukrainës. Kështu që nuk mund t’ju jap hollësi paraprake për fjalimin mbi gjendjen në vend. Sa i përket mënyrës se si presidenti e shikon qasjen e tij ndaj politikës së jashtme, ju e dini se ai e ka thënë gjatë fushatës presidenciale se dëshiron ta kthejë Amerikën në një vend udhëheqës në botë, ku udhëheqësit e tjerë në mbarë botën mund t’i besojnë fjalës dhe angazhimeve të Shteteve të Bashkuara, dhe ajo që keni parë gjatë muajve të fundit, është se presidenti e ka përmbushur këtë premtim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Related Articles