Bideni shpall sanksione të reja për Rusinë

Bideni shpall sanksione të reja për Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të premtën shpalli sanksionet e reja duke thënë se në koordinim me G7-n dhe Bashkimin Evropian janë dakorduar që Rusisë t’i hiqet statusi i marrëdhënieve të përhershme tregtare.

“Në Shtetet e Bashkuara, ne i quajmë këto marrëdhënie normale tregtare të përhershme, PNTR, por është e njëjta gjë. Revokimi i PNTR për Rusinë do ta bëjë më të vështirë për Rusinë të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara dhe ta bësh atë në koordinim me kombet e tjera që përbëjnë gjysmën e ekonomisë globale do të jetë një tjetër goditje dërrmuese për ekonominë ruse që tashmë po vuan shumë keq nga sanksionet tona”, shpjegoi Biden.

SHBA-ja gjithashtu ndaloi importin e pijeve alkoolike e ushqimeve të detit nga Rusia. 

Në komentet nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden kishte bërë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” të Rusisë, i njohur si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA. Masa, e cila është koordinuar me G7 dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë një dekret të Kongresit.

Ndalimi i Shteteve të Bashkuara për eksportin e mallrave luksoze në Rusi, të cilit Biden iu ishte referua në fjalimin e tij, do të përfshiheshin gjithashtu artikuj si duhani, veshje, bizhuteri, thotë një zyrtar i administratës.

Ideja pas kësaj, shpjegon zyrtari, është të vazhdojë të dëmtojë oligarkët rusë dhe më të pasurit e vendit duke i privuar ata nga komoditeti, pasi SHBA-ja vazhdon të përpiqet të ushtrojë presion rreth atyre që janë afër Vladimir Putinit.

Related Articles