Çmimi i miellit ka rënë për 30%, por që buka nuk ka pësuar rënie ende.
Nga 550 sa ishte toni, tani sillet rreth 420 deri 460 euro.
Nga shoqata e mullistëve të Kosovës, kanë bëre të ditur se mielli ka pësuar rënie dhe presin një gjë të tillë edhe nga furrat e Kosovës, për zbritje të çmimit të bukës.
Kryetari i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu për IndekOnline tha se në të gjitha produktet e grurit rënie drastike.
“Çmimi i miellit është në rënie, d.m.th. të gjitha produktet e grurit janë në rënie. Kemi një rënie drastike diku rreth 30%, tash sa di të ndikojë kjo tek buka mbetet të shihet. Mielli për një ton tash po sillet rreth 420 deri 460 euro, diku rreth 100 euro më pak”, ka thënë Zejnullahu.
Për dallim nga mielli, produktet e tjera të shportës familjare ende nuk kanë pësuar rënie.
Çmimi për një kg mish viçi në mars të këtij viti është gati 10 euro, ndërsa në mars të viti të kaluar çmimi sillej rreth 8.32 euro. E njëjta vlen edhe për vezët, ku 30 copë janë 4.12 euro, këtë e kanë bëre të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.