Bie çmimi i naftës në Kosovë, MINT del me njoftim

Bie çmimi i naftës në Kosovë, MINT del me njoftim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar një vendim të ri që rregullon çmimet dhe vendos masa mbrojtëse për produktet e naftës, të përdorshme në transport.

Vendimi ka për qëllim të trajtojë variacionet e çmimeve të produkteve të naftës dhe të sigurojë mbrojtjen e konsumatorëve në tregun vendor.

Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bëhet e ditur se ky vendim është pasojë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, e cila ka evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh reflektohen në rritje të çmimeve të shitjes, por jo gjithmonë ndodh një rënie e ngjashme kur çmimet furnizuese bien.

Sipas vendimit të ri, është përcaktuar një marzhë tregtare maksimale e lejuar për shitjen me shumicë prej 2 eurocentë për litër, dhe për shitjen me pakicë 12 eurocentë për litër.

Aktualisht, çmimet e Dieselit luhaten mes 1.19 dhe 1.25 euro për litër, ndërsa ato të Benzinës variojnë mes 1.19 dhe 1.23 euro për litër.

Megjithatë, këto çmime nuk janë në përputhje me interesat e operatorëve të tregut të naftës, të cilët kanë shprehur shqetësime për ndikimin e vendimit në aktivitetet e tyre

Related Articles