Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për të shtunën.
Referuar vendimit, nafta është liruar për 1 cent nga 1.84 në 1.83 euro për litër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1.75 në 1.76 për litër, ndërsa gasi ka mbetur me çmimin e njëjtë, 0.78 cent.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.