Bie interesimi për vaksinim, për 24 orë administrohen vetëm 302 doza

Bie interesimi për vaksinim, për 24 orë administrohen vetëm 302 doza

Ndonëse numri i rasteve të infeksionit nga COVID-19 është rritur javët e fundit, numri i qytetarëve që po vaksinohen është zvogëluar dukshëm, raporton Gazeta “Enigma”.



Derisa mbi 20 mijë doza të vaksinës administroheshin vetëm gjatë një dite në Kosovë, vendi në 24 orët e fundit ka administruar vetëm 302 doza të vaksinës.

Kësisoj numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 801 mijë e 548.

810 mijë e 798 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 93 mijë e 507 me dy doza të saj.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Related Articles