Një person i moshës 16 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi i njëjti ka rënë nga vrima e ashensorit nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se viktima së bashku me dy shokët e tij kishte hipur në një objekt gjashtë katësh, i cili ishte në ndërtim e sipër, të cilët kishin shkuar aty për të konsumuar cigare.
“Objekti në të cilën viktima kishte shkuar së bashku me shokët e tij nuk ishte i siguruar dhe nuk posedonte rrethoja të shkallëve, kësisoj viktima gjatë qëndrimit në atë objekt kishte rënë nga kati më i lartë i ndërtesës në hapësirën që është e dedikuar për ashensorë”
“Viktima nga ky rrëzim kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Mirëpo, për shkak të lëndimeve të marra viktima kishte ndërruar jetë rreth orës 03:00”
Rasti ka ndodhur dje para mesnate në rrugën “Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë.
“Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane marrur trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimesi te hetimeve”, tha ai.