Një person ka rënë nga banesa e një ballkoni në Pejë, shkruan Enigma.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima ka lëndime të rënda serioze dhe se tashmë është dërguar në spitalin e këtij qyteti.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi.