Ka rënë nga funksioni blloku A5 nga termocentrali Kosova A.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, para pak minutash është ndërprerë gjenerimi nga blloku i cili ka kapacitet më të ulët (125 megavat në orë) se sa ata të Kosova B.
Për rënien e tij nuk është paralajmëruar paraprakisht nga Korporata Energjetike e Kosovës teksa nuk dihet arsyeja se çka ka çuar deri te mosfunksionimi i tij prej tash.
