Bie niveli i ujit në Liqenin e Badovcit

Bie niveli i ujit në Liqenin e Badovcit

Liqenet akumuluese janë në gjendje të kënaqshme edhe pse liqeni i Badocit ka një rënie të nivelit të ujit, sipas zyrtarëve të Ujësjellësit.

Kjo gjendje thuhet se nuk do të ndikojë në furnizim të rregullt me ujë.

Uji në liqenin e Badocit është 5.6 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes megjitahtë konsiderohet të jetë më i mirë se në vitin e kaluar.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku, gjendja nuk është alarmante.

“Niveli i ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci është në gjendje të mirë. Nuk mund të themi është në gjendje të shkëlqyeshme”, thotë ajo për RTK’në, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Tha se kjo rënie e nivelit s’do të ndikojë në furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles