Bie numri i pacientëve me COVID të shtrirë në spitalet e Kosovës

Bie numri i pacientëve me COVID të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve.

Sipas raportit të punës për datën 8 shtator 2021, për dallim nga dita e djeshme, QKUK, bashkë me spitalet rajonale, kanë 54 pacientë më pak të shtrirë.

Momentalisht, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1120 pacientë.

Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensive.

Në QKUK janë  407 pacientë të shtrirë, 408 të konfirmuar pozitivë dhe 355 me oksigjeno-terapi.

Related Articles