Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë se ka lansuar takvimin për iOS dhe Android.
BIK ka bërë të ditur se ky takvim përmban informacione të rëndësishme për besimtarët, duke përfshirë kohët e namazeve si dhe festat fetare islame.
“Ky takvim përmban informacione të rëndësishme për besimtarët, duke përfshirë kohët e namazeve, festat fetare islame, si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme fetare. Takvimi është dizajnuar për t’iu ndihmuar besimtarëve në planifikimin e aktiviteteve të tyre fetare gjatë vitit, duke ofruar kështu informacione të sakta dhe të besueshme. Takvimi tanimë është në dispozicion për shkarkim përmes linqeve të poshtëshënuara”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma