Lojtari i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, është deklaruar pas lëndimit të rëndë që pësoi, në ndeshjen e javës së kaluar me Malishevën.
Bilalli tha se lëndimi që pësoi nuk ishte i lehtë, por se tani ndjehet më mirë dhe mezi pret të rikthehet në lojë.
“E di që keni qenë të shqetësuar për situatën e krijuar në ndeshjen e fundit kampionale kundër FC Malishevës, ku pësova një lëndim jo të lehtë, por mund t’ju them se tani jam më mirë dhe jam i shtrirë në QKUK në Prishtinë, nën kontrollimin e mjekëve konstant, dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejt”, u shpreh lojtari gjilanas.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dërguara dhe për mbështetjen e vazhduar. Do shihemi së shpejti. Ju dua të gjithëve!”, deklaroi tutje ai. /Gazeta Engima