Bilanc 100%, Spalletti shpallet trajneri i muajit në Serie A

Bilanc 100%, Spalletti shpallet trajneri i muajit në Serie A

Edhe tifozi më i flaktë i Napolit nuk do ta kishte menduar këtë nisje kaq perfekte, duke regjistruar 6 fitore radhazi në po aq ndeshje.

Dhe për këtë meritë pa dyshim ka Luciano Spalletti i cili u shpall nga Serie A trajneri i muajit shtator.

Napoli ka 18 pikë nga gjashtë ndeshje, duke udhëhequr i vetëm në renditjen tabelare në Serie A.

Pas tij është Milani me 16 pikë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, këtë të diel Napoli luan ndaj Fiorentinës.

Related Articles