Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, thotë të mos harrohen mësimet e marra nga ajo e 2013-ës

Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, thotë të mos harrohen mësimet e marra nga ajo e 2013-ës

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka uruar Kosovën, Serbinë dhe BE-në për arritjen e marrëveshjes të shtunën në Ohër.

“Urime Miroslav Lajçakut dhe Josep Borrellit për arritje të kësaj marrëveshje, pas viteve diplomaci të durueshme. Koordinimi me ShBA-në po ashtu ka qenë i rëndësishëm. Por, më kryesore urime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm drejt të ardhmeve të tyre”, ka shkruar Bildt në Twitter.

Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorin dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim.

Bildt theksoi se mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk do të harrohen dhe se ka paqartësi që kërkojnë vigjilencë.

“Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorim dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-ës nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë”, ka shkruar Bildt.

Related Articles