Bill Clinton për situatën në veri: Marrëzi që duhet të ndalet, nuk avansohen politikat me tension

Bill Clinton për situatën në veri: Marrëzi që duhet të ndalet, nuk avansohen politikat me tension

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka folur sot edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai e ka adresuar këtë çështje kalimthi gjatë fjalimit të tij në Shqipëri duke thënë se një marrëzi e tillë duhet ndalur sepse asnjë çështje e madhe politike nuk mund të avansohet duke pasur tension.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im. Por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’ua dhënë katër kryebashkiakë më tepër, kështu që mendoj se tani kam bërë një gabim që të votojë. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për ta paraqitur argumentin e tyre por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë Clintoni në Shqipëri.

“Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet: ju duhet të votoni gjithmonë”.

Related Articles