Biqkaj, futbollistja kosovare vazhdon karrierën e saj në Turqi

Biqkaj, futbollistja kosovare vazhdon karrierën e saj në Turqi

Kaltrina Biqkaj, futbollistja kosovare do të vazhdojë karrierën e saj në eltën e futbollit në Turqi.

Biqkaj ka njoftuar se i është bashkuar Trabzonsporit turk.

Largimi i saj nga KFF Mitrovica vjen pas gjashtë vitesh të kaluara në këtë klub.

“Ndryshimi është gjithmonë i mirëpritur, sidomos kur jemi në ngritje dhe kemi nevojë për sfida të reja. Prandaj, me këtë postim dua të njoftoj se po bëj një hap të rëndësishëm në karrierën time dhe do të vazhdoj të zhvillohem në Superligën turke, në Trabzonspor”, ka shkruar Biqkaj të hënën në rrjetin social “Facebook”.

24-vjeçarja nga Kamenica ka zhvilluar 53 ndeshje për Kosovën, ndërsa ka shënuar tetë gola. /Gazeta Enigma

Related Articles