Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar mediat dhe opozitën për luftë hibride ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ndaj Vetëvendosjes po bëhet luftë hibride”, tha Haxhiu para mediave, kur u pyet për publikimin e fundit në seritë e mesazheve mes ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe koordinatores në LVV, Dejona Mihalit.
“Dejona natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme, të cilën unë e çmoj shumë”, shtoi Haxhiu.
Akuza të njëjta si të Haxhiut ditë më parë i pati bërë edhe kryeministri Albin Kurti, kur u pyet rreth përgjimeve mes shefes së grupit parlametnar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radojiçiq. /Gazeta Enigma