Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dalë me një njoftim për takimin e radhës të dialogut në Bruksel.
Ai tha se nesër emisari Miroslav Lajçak, do të presë palët dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.
“Nesër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.