Pse presidentja i takon sot veteranët e UÇK-së?

Pse presidentja i takon sot veteranët e UÇK-së?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i presë në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për klankosova.tv tregoi se do të bisedojnë në lidhje me Ligjin për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë veteranët.

”Po, do të bisedojmë për Ligjin për pagën minimale”, tha shkurt Klinaku, pa dhënë më shumë detaje.

Nga presidenca është thënë se takimi do të mbahet në orën 14:00.

Kujtojmë, gjatë javës së kaluar u votua ky projektligj në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash.

Në lidhje me këtë kishte dhe një protestë të thirrur nga veteranët dhe disa parti politike gjatë së shtunës së kaluar.

Related Articles