Bislimi i ofron mbështetje Sinanit në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginë

Bislimi i ofron mbështetje Sinanit në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur sot kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Bislimi bëri të ditur se në takim me Sinanin, i ofroi mbështetje në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në qeveri, e mirëpritëm Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e urova dhe zyrtarisht për marrjen e detyrës së re. Bashkëpunimi i jonë do të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mbështetja jonë do të vijojë të jetë e palëkundur në shërbim të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve atje”, shkroi Bislimi në një postim në Facebook.

Related Articles