Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten

Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten

Rreth 50 mijë banesa të reja pritet të dalin në treg gjatë vitit 2027, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur mungesën e banesave

Kriza e banimit në Zvicër pritet të lehtësohet vetëm në mënyrë të kufizuar gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht rritjes së numrit të banesave të reja.

Sipas një studimi të ri, rreth 50 mijë banesa të reja pritet të dalin në treg në vitin 2027. Kjo paraqet një rritje prej rreth 25 për qind krahasuar me nivelin e ulët të viteve të fundit, por oferta vazhdon të jetë e pamjaftueshme për t’i dhënë fund mungesës së banesave, transmeton albinfo.ch.

Zyra Federale e Banimit paralajmëron se situata është përkeqësuar gjatë vitit 2025 dhe gjysmës së parë të vitit 2026, veçanërisht në Cyrih, Zvicrën qendrore dhe rajonet malore.

Për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së kufizuar, qiratë në zonat ku mungesa e banesave është më e theksuar pritet të vazhdojnë të rriten.

Related Articles