Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.
Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi duke folur për dialogun me Serbinë, ka deklaruar se procesi i dialogut të ndahet nga procesi i integrimit.
“Është pozita jonë që masat duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur por më e rëndësishmja është procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi i integrimit të Kosovës që fokusi të kthehet tek aspirata e vendit tonë drejt BE-së”, ka theksuar Bislimi.