Zëvendës kryeminsitri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2023, nga 11.8% sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Bislimi i tha këto të dhënë duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës,
“Kosova është projektuar në rrugën e duhur në sektorin ekonomik, përmes rezultateve premtuese për të ardhmen”, shkroi Bislimi në rrjetin social X. /Gazeta Enigma