Bislimi paralajmëron takime për punën e Komisionit që u funksionalizua në Bruksel

Bislimi paralajmëron takime për punën e Komisionit që u funksionalizua në Bruksel

Zyra për media e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka dalë me një njoftim  rreth takimit të sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ku u funksionalizua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Në deklarimin për media pas takimit të zhvilluar me ndërmjetësimin e emisarit për dialog, Peter Sorensen, kryenegociatori i KosovësBesnik Bislimi, tregoi se në javët në vazhdim do të përcaktohen prioritetet për punën e komisionit,

“Pjesa më e madhe e kohës sot ka kaluar në takime bilaterale, domethënë fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj edhe pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për jetësimin apo zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tani ka mbetur që në javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e Komisionit të Përbashkët”, deklaroi ai,

Related Articles