Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shkruan GazetaEnigma.
Bislimi bëri të ditur se në këtë takim u diskutua rreth përkushtimi të Kosovës në dialog me Serbinë.
Zëvendëskryeministri theksoi se Kosova ka qenë e përkushtuar të arrihet një marrëveshje permanente për çështjen e targave të veturave, duke i respektuar praktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian.
“Kjo reflektoi interesimin e tyre për të bllokuar arritjen e kësaj marrëveshje dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit të 30 shtatorit. Kosova vazhdon të jetë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në këtë process”, u shpreh ai. / GazetaEnigma