Me përlasje e fyerje është përcjellë seanca e sotme e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një moment, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi iu drejtua Shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit duke i thënë se nuk është marre të prezantosh program, por që të mos dish ta shkruash emrin tënd.
“Nuk është marre me prezantu program, marre është me qenë ministër e Shef i Grupit Parlamemtar e mos me ditë me shkru emrin tënd”, ka thënë Bislimi
Kurse Tahiri, tha se është marrë për Bislimin që të sillet në këtë mënyrë.
“S’thatë asgjë. Ju u tallët me deputetët që është marre për juve. Mos e bini shtetin në këyë pozitë. Shumë e dobët ka qenë ekspozeja. Jo me u tall me qytetarët. Dil në foltore përmendi projektet ekonomike, fol për Bankën Zhvillimore e Fondin Sovran. Mos u tall me çerdhe e shtesa”, ka thënë Tahiri./Gazeta Enigma.