Bislimi: Vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore

Bislimi: Vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është vaksinuar dhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të vaksinohen, pasi që sipas tij, vaksinat janë rrugëtimi drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore.

“ Unë e morra dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot dhe jam shumë falënderues ndaj stafit shëndetësor për mundësinë e zgjedhjes si dhe për punën e tyre të palodhshme në luftimin e pandemisë Covid-19. Unë zgjodha AstraZenecan sepse është po aq efektive sa edhe Pfizer”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, Zëdhënësi i MSh-së deklaroi se deri tani 25% e qytetarëve e kanë dozën e parë të vaksinës anit-COVID, ndërsa 14% janë imunizuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.

Kujtojmë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 300 raste të reja të COVID-19, kurse nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 107 pacientë.

Related Articles