Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka vazhduar takimet në bizneset e kësaj komune, ku të marten së bashku me kandidaten për kryetare të Komunës së Gjilanit, kanë vizituar kompaninë “ASK Food”.
Komunikata e plotë:
Sot vizituam kompaninë e njohur të ushqimit ‘ASK Food’, që gjendet në fshatin Livoç të Ulët, biznes ky i cili na bën krenar dhe nder të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.
Nga aty afër pamë punën e jashtëzakonshme që bëjnë punëtorët e kësaj kompanie, teksa biseduam për sfidat që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar bizneseve si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre.
Si kryetare e ardhshme e Gjilanit dëgjova me kujdes problemet që bizneset po hasin çdo ditë e më shumë, gjersa u zotova se ndërmarrësit e Gjilanit do ta kenë përkrahjen tonë të parezervë në qeverisjen e ardhshme komunale.
Partia Demokratike e Kosovës- Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar