Bjellorusia ka deri në 1.5 milionë ushtarë potencialë jashtë forcave të saj të armatosura, citohet të ketë thënë të shtunën një zyrtar i lartë, raportoi të dielën Reuters.
Presidenti i aleatit rus në kufi me Ukrainën, Alexander Lukashenko, ka mbështetur homologun e tij rus, Vladimir Putin, në luftën e tij njëvjeçare me Ukrainën, duke lejuar Rusinë të trajnojë trupat e sapomobilizuara në Bjellorusi.
Lukashenko këtë muaj urdhëroi formimin e një force të re vullnetare të mbrojtjes territoriale me deri në 150,000 persona. Ai ka thënë se ushtria e tij do të luftonte vetëm nëse Bjellorusia do të sulmohej.
“Strukturat e organizatave, jo të Forcave të Armatosura, do të arrijnë deri në 1.5 milion njerëz në rast të shpalljes së gjendjes ushtarake dhe kalimit të ekonomisë në një gjendje lufte”, tha Sekretari i Shtetit i Këshillit të Sigurimit, Aleksandër Volfovich.
Bjellorusia ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë. Ushtria profesionale e vendit ka rreth 48,000 trupa dhe rreth 12,000 trupa kufitare shtetërore, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të vitit 2022.