Nga nesër (e enjte), 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme.
Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku vlerëson se projekti në fjalë ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.