Ndeshjet e javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës në Futboll kanë nxjerrë në pah faktin se skuadrat në këtë edicion janë shumë më të forta sesa atë paraprak, dhe se kualiteti mes tyre është i përafërt, shkruan Gazeta Enigma.
Për dallim nga viti i kaluar kur thuajse nga fillimi diheshin skuadrat që synonin pjesën e epërme të tabelës dhe ato që do të luftonin në vazhdimësi për mbijetesë, këtë edicion 2021/2022 të BKT Superligës duket se do të jetë më ndryshe. Kjo për faktin se të gjitha skuadrat potencialisht janë forcuar dhe se inkasimi i pikëve është mjaft i vështirë në secilin takim, e në anën tjetër deri në fund pritet të ketë sfida të shumëta.
Padyshim se befasia më e madhe e këtij edicioni deri në këtë fazë është kampionin në fuçi, FC Prishtina, e cila nga tri ndeshje të zhvilluara ka inkasuar vetëm 1 pikë, duke pësuar dy herë. Ndërsa një numër skuadrash kanë pasur paraqitje mbresëlënëse, përkundër rezultateve, kurse disa syresh të tjera kanë pasur oscilime së paku në njërin nga tri takimet e zhvilluara, shkauan Gazeta Enigma.
BKT Superliga – Rezultatet e javës së tretë
Malisheva – Llapi 0:1
Gjilani – Dukagjini 0:0
Llapi – Feronikeli 0:2
Drenica – Prishtina 2:1
Ballkani – Ulpiana 3:2
Tabela
Ballkani 3 2 1 0 7
Drenica 3 2 1 0 7
Drita 3 2 1 0 7
Gjilani 3 1 2 0 5
Malisheva 3 1 1 1 4
Feronikeli 3 1 0 2 3
Dukagjini 3 0 2 1 2
Llapi 3 0 2 1 2
Prishtina 3 0 1 2 1
Ulpiana 3 0 1 2 1