BKT Superliga, trajnerët Dallku e Batatina me deklarata të matura

BKT Superliga, trajnerët Dallku e Batatina me deklarata të matura

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola.

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola. Ai ka përgëzuar futbollistët për angazhimin në skundrën llapjanëve. Pas ndeshjes janë deklaruar dy trajnerët lidhur me rrjedhën e takimit, duke potencuar rëndësinë e ndeshjes.

Trajneri i Dukagjinit Armend Dallku, përgëzon futbollistët e tij pas barazimit me Llapin.

‘Duke pasur parasysh rastet e krijuara, Dukagjini la dy pikë. Kundërshtari nuk na rrezikoi asnjë moment. Kishim mungesa në ekipin bazë, ndërsa kemi qenë të mangët në bankë”, tha ai, duke përgëzuar lojtarët për angazhimin maksimal.

Armend Dallku, trajner i FC Dukagjini

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Llapit i ka munguar loja e mirë pasi mungoi Valmir Veliu.

‘Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe”.

Tahir Batatina, trajner i FC Llapi

Related Articles