Bledian Krasniqi ftohet për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës

Bledian Krasniqi ftohet për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës

Futbollisti i FC Zurich, Bledian Krasniqi, ka marrë ftesë për herë të parë nga trajneri Franco Foda për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor.

Krasniqi do të jetë pjesë e “Dardanëve” në përballjet ndaj Armenisë dhe Komorosit, duke shënuar një moment historik në karrierën e tij ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë që mesfushori 23-vjeçar është ftuar nga Kosova, pas eksperiencës me grupmoshat e reja të Zvicrës.

Në këtë sezon, Krasniqi ka pasur një paraqitje të shkëlqyer me FC Zurich, duke zhvilluar 34 ndeshje, shënuar 6 gola dhe bërë 5 asistime.

Related Articles